You are here: Home > Uncategorized > Gegërisht

Gegërisht



Nje ditë të qetë,

Njësoj si ajo dje,

E nesër po e njëjtë do të qe,

Në udhëtimet e mia të përditshme,

Prej një lumi drejt një deti,

Ashtu tinezi si pa dashur,

Nga biseda e një zoterie,

Mu permallua shpirti,

E u kujtova dhe njëherë,

Sa e bukur është kjo gjuhë,

E folur nën një dialekt gegërishteje,

Plot finesë me hijen e rendë të një burri,

Qetësinë që kishe kaplluar atë hapësirë,

E mbushi me dashuri gjuha jonë e ëmbël shqipe!



The BEST holidays

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • Twitter
  • RSS

Leave a Reply